Aktualitet

Vdekja në kartodromin e Shijakut, Gjykata cakton masën e sigurisë "detyrim paraqitje" ndaj Florian Asllanit

 Asllani do të përballet me akuzën për veprën penale "vrasje nga pakujdesia".

25 Nëntor 2022, 13:32 Nga a.l
Vdekja në kartodromin e Shijakut, Gjykata cakton masën e sigurisë
Shijak

DURRËS- 40-vjeçari Florian Asllani që aksidentoi me pasojë vdekjen një 39-vjeçar me emrin Armando Meça te Arena Karting Albania në Shijak është lënë në masën e sigurisë "detyrim paraqitje" nga Gjykata. Asllani do të përballet me akuzën për veprën penale "vrasje nga pakujdesia".

Si ndodhi aksidenti?

Aksidenti tragjik u shënua më 20 nëntor të këtij viti, tek Arena Karting Albania 3 në Shijak. Gjatë garave me mjete sportive ku Florian Asllani është përplasur me mjetin e Armando Meçës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 39-vjeçari. Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e shpejtësisë dhe manovrave të rrezikshme gjatë garës./ Dosja.al

aksident te arena kartin albania 3 arena karting albania florian asllani armando meça

Sondazh

Poll