Aktualitet

Artan Hoxha: Në jug të vendit është dhe një tjetër laborator kokainë aktiv, si arrijnë ta fusin drogën

Gazetari u shpreh se laboratori i zbuluar në Fier nuk është funksional, pasi nuk ka arritur të nxjerrë ende kokainë dhe është zbuluar në fazën e përgatitjes. 

25 Nëntor 2022, 14:02 Nga F.M
Artan Hoxha: Në jug të vendit është dhe një tjetër
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur se në jug të Shqipërisë ka një tjetër laborator aktiv për kokainë. I ftuar në studion e 'ABC', Hoxha tha se ai ka folur për laboratorin e kokainë që është ende aktiv, gjatë gjithë vitit, por që nuk është zbuluar ende zona. Gazetari u shpreh se laboratori i zbuluar në Fier nuk është funksional, pasi nuk ka arritur të nxjerrë ende kokainë dhe është zbuluar në fazën e përgatitjes. 

"Në jug të vendit ka një tjetër laborator kokaine. Kam gjithë vitin që flas për të. Nuk është ky në Foer. Ky në Fier u kap në tjetër fazë, nuk ishte aktiv. Se po të kishte qenë aktiv, do të kishte prodhuar kokainë, por s'kishte arritur akoma në atë fazë. Vjen lënda e parë e produkteve ushqimore ose dhe të frutave ekzotike. Kështu vjen lënda. E gjithë puna është që ta fusësh në rregull në skaner. Ky është i gjithë problemi. Në fakt është shumë interesante.  Ka të tjerë që e kanë ndihmuar pa e ditur se çfarë po bëhet fjalë mbrapa, me idenë se po ndihmojnë një tjetër person të rëndësishëm. Duhet gjetur se kush është financuesi. Nikolin Çeleni dhe vëllai i kryetarit të Komunës, aktualisht kreu i OST-së. kam një databazë se kush është, po e shqyrtoj, por dua më shumë kohë,"- tha Hoxha.

Si u zbulua labporatori i kokainës në Frakull të Fierit?

Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze që pas 3 muajsh hetime zbuluan laboratorin e drogës në Fier. Laboratori është zbuluar në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Në pranga janë vënë: Zenel Cervanaku, i cili është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.  Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu

artan hoxha laborator kokaine ne fier

Sondazh

Poll