Politike

PD çon në SPAK projektin e Portit të Durrësit, kallëzon Ramën e Ballukun

Sipas saj, projektligji do të shpallet antikushtetues, ashtu siç ndodhi me ligjin special “Fusha”, që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

25 Nëntor 2022, 13:03 Nga I.A
PD çon në SPAK projektin e Portit të Durrësit,
Adriana Kalaja

TIRANË- Partia Demokratike ka çuar në Prokurorinë e Posaçme padinë për projektin e Portit të Durrësit. Kryetarja e Komisionit të Apelimit në selinë blu, Adriana Kalaja, deklaroi për mediet se kallëzimi është kundër Edi Ramës, Belinda Ballukut, Arben Ahmetajt dhe çdo zyrtari të përfshirë në këtë aferë. Sipas saj, projektligji do të shpallet antikushtetues, ashtu siç ndodhi me ligjin special “Fusha”, që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

"Sot kam depozituar një kallëzim kundër kryeministrit Edi Rama, zëvëndëskryeministres Belinda Balluku, kundër Ministres së Financës Delina Ibrahimaj e kundër çdo zyrtari tjetër, i cili do dali i implikuar në aferën korruptive në Portin e Durrësit. Unë jam pjesë e grupit të PD që kemi çuar në Gjykatë Kushtetuese ligjin 145 të 2020. Marrëveshja e mbrëmshme do t'i bashkangjitet me një kallëzim po këtij kallëzimi në ditët në vijim. Ky ligj do të shpallët antikushtetues sepse do të ketë të njejtin precedent si ligji special Fusha", tha Kalaja.

adriana kalaja pd porti i durresit

Sondazh

Poll