Politike

Akuzat e Bashës, Berisha bën paralajmërimin e fortë: Nuk po them gjëra të tjera që janë më 'përvëluese'! Ai të flasë me emra

Berisha bëri një paralajmërim të fortë në përgjigjen e tij teksa u shpreh se nuk po thotë gjëra të tjera për të cilat ai është në dijeni pasi sipas tij janë shumë 'përvëluese'. Kryedemokratik i bëri thirrje Bashës që të flasë me emra nëse ka ndonjë fakt që implikon atë në ndërtimin e portit.

25 Nëntor 2022, 13:02 Nga e.k
Akuzat e Bashës, Berisha bën paralajmërimin e fortë: Nuk po
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i është përgjigjur sërish ditën e sotme akuzave të bëra nga ish-paraardhësi i tij Lulzim Basha ku ky i fundit e akuzonte Berishën se ai dhe oligarkë pranë tij janë të përfshirë në projektin për ndërtimin e portit të Durrësit. Berisha bëri një paralajmërim të fortë në përgjigjen e tij teksa u shpreh se nuk po thotë gjëra të tjera për të cilat ai është në dijeni pasi sipas tij janë shumë 'përvëluese'. Kryedemokratik i bëri thirrje Bashës që të flasë me emra nëse ka ndonjë fakt që implikon atë në ndërtimin e portit.

Pyetje: Meqë përmendët Portin e Durrësit dhe akuzuat Lulzim Bashën ai dje iu përgjigj dhe tha se ka oligarkë të liddhur me ju?

Sali BerishaAtë e quaj mega krtimin më të madh dhe në mënyrë absolute asnjë llojë qëndrimi tjetër nuk mund të ketë. Sa i përket njerëzve afër meje ai të thojë emra unë po flas me emra. Ish-menazheri i tij u gjet të ishte administratori i 'Simphonisë', i kompanisë që zyrtarisht ishte e EMAAR në atë kohë dhe ai tha dhashë dorëheqjen dhe është e vërtetët që ka një akt dorëjheqje por gazetarët janë të tmerrshëm dhe zbuluar faktet dhe doli se ai vazhdonte punonte. Unë po them fakte konkrete. Unë nuk po them më gjëra të tjera që janë aq përvëluese sa këto.  

sali berisha

Sondazh

Poll