Politike

Rama mungoi në momentin e votimit, Berisha: Edhe në Hënë po shkoi do sillet para drejtësisë

Berisha komentoi mungesën e Ramës në Kuvend.

25 Nëntor 2022, 13:07 Nga A.B
Rama mungoi në momentin e votimit, Berisha: Edhe në Hënë po
Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi mungesën e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, në momentin e votimit të projektit të Portit të Durrësit. Ai u pyet nga gazetarët, gjatë konferencës së përjavshme, se si e gjykon si lëvizje. Berisha u shpreh se Rama edhe po të shkojë në hënë do të sillet para drejtësisë.

'Përpjekje për të mbrojtur veten e tij. Por ka një gjë, ai ka firmosur marrëveshjen kuadër, deklaroi se kam lexuar kush e di sa herë, jam marrë shumë me Emiratat, marrëveshja kuadër është në shkelje flagrante. Rama thotë se kjo është e Princit. Shkruje atëherë.. Rama përpiqet të, se e din çfarë e pret për djegësat, e ka firmën aty, te bonusi. Aty ai është, nuk ka gjë në botë që e shpëton. Firmatari i saj dhe nuk e ka firmosur Emiri por një ministër. Pavarësisht se e ka ratifikuar, e ka bërë dhe këtë me procedurë të shpejtuar. Dhe në hënë po shkoi do merret dhe do sillet para drejtësisë për këtë. '- tha Berisha.

sali berisha berisha me gazetaret 25 nentor 2022

Sondazh

Poll