Politike

A do jenë aleatët në protestën e 6 dhjetorit? Berisha: Ju takon atyre të vendosin! Kam marrë mbështetjen e plotë të Metës

Sa i përket pjesëmarrjes së aleatëve në protestën e thirrur nga Partia Demokratike, duke marrë parasysh faktin që kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka thënë se nuk do të jetë i pranishëm kreu i selisë blu tha se ju takon atyre të vendosin. Ai shtoi se për këtë protestë ka marrë mbështetjen e plotë nga kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

25 Nëntor 2022, 12:51 Nga e.k
A do jenë aleatët në protestën e 6 dhjetorit? Berisha: Ju
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i partisë Demokratiek Sali Berisha tha se ka dërgua një kërkesë në Polici në lidhje me protestën e 6 dhjetorit por përgjigjia sipas tij ishte ajo që diktoi kryeministri Edi Rama. Sa i përket pjesëmarrjes së aleatëve në protestën e thirrur nga Partia Demokratike, duke marrë parasysh faktin që kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka thënë se nuk do të jetë i pranishëm kreu i selisë blu tha se ju takon atyre të vendosin. Ai shtoi se për këtë protestë ka marrë mbështetjen e plotë nga kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Pyetje: A është lajmëruar Policia për protestën?

Sali Berisha: PD është parti e shtetit ligjor, ka njoftuar policinë.
Kushtetuta e Shqipërisë dhe Gjykata Kushtetuese kanë vendosur, është krejtësisht i panevojshëm autorizimi i policisë. Ne kemi njoftuar. Cila është përgjigjia? Ajo që dikton Edi Rama, që bëri gjithçka dhe kujtoi se me këtë rast, do shfrytojë samitin për të shtypur liritë dhe të drejtat e popullit opozitar. Ne e parashikuam këtë dhe ndaj thirrëm protestën. Kam marrë mbështetjen e plotë nga Ilir Meta për 6 dhjetorin.

Pyetje: Ju kur folët për protestën përmendët duia herë fjalën protestë civile, çfarë nënkuptoni?

Sali Berisha: Do të jetë një protestë civile dhe nuk do të cënohet siguria e liderëve të BE

Pyetje: Cili nga aleattë përfshirë edhe zotin Meta, cili nga këta ju ka konfirmuar pjesëmarrjen?

Sali Berisha: Aleatët janë të mirëpritur ftesa ime është për të gjhithë aleatët dhe popullin opozitar, a vijnë është çështja e tyre.

sali berisha

Sondazh

Poll