Politike

Votimet në Kuvend, Berisha 'mbron' Braçen: Ia hodhën poshtë amandamentin

Berisha tha se Braçe ishte duke mbrojtur fermerët dhe kishte ngritur shqetësimet që ata kanë.

25 Nëntor 2022, 12:38 Nga A.B
Votimet në Kuvend, Berisha 'mbron' Braçen: Ia hodhën
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi në daljen e tij për mediat, rrëzimin e amandamentit të deputetit socialist, Erion Braçe. Berisha e quajti atë veprim të rëndë, pasi Braçe sipas tij ishte duke mbrojtur fermerët dhe kishte ngritur shqetësimet që ata kanë.

'Parlamenti mbrëmë ishte arenë solidariteti në këtë krim monstruoz. Votimet u bënë në errësirë, njerëzit nuk lëviznin. Opozita paraqiti shumë dokumente për projektin, kanë qënë absolutisht propozimet më racionale për t'i dhënë përgjigje krizës. Kanë qënë në tërësi amandamente, të cilat çlironin shqiptarët nga dhimbjet e mëdha që po krijon kjo krizë mbi to. Amandamente që në gamën e tyre përfshinin çdo shtresë, bizneset, profesionet e lira, pensionistët, rrogëtarët, të përmbyturit. 

Të gjitha amandamentet u hodhën poshtë, dhe ajo e Braçes. Asgjë, asnjë rrjesht, asnjë fjalë, të gjitha me një cinizëm ekstrem u hodhën poshtë. U mbeten shqiptarëve të thontë fjalën e tyre.'- komentoi Berisha.

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe propozoi një amendament ditën e djeshme në seancën plenare, por që nuk ka gjetur mbështetjen e kolegëve të tij. Ai propozoi që mbështetur në nenin 75, pika 3 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë në projektligjin ‘Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, të bëhet shtesa e mëposhtme: Pas pikës 40, të nenit 56 Përjashtime të veçanta në import, shtohet pika 40/1 me këtë përmbajtje: 40/1.Importimi i mëshqerrave të mbarsura.

sali berisha berisha me gazetaret 25 nentor 2022

Sondazh

Poll