Politike

Protesta e 6 dhjetorit/ Berisha: Rama është skllav i Vuçiç

Duke folur në një konferencë me gazetarët Berisha u ndal në protestën e 6 dhjetorit ku tha se ngritja e popullit opozitar në këmbë e 'tmerron' kreun e qeverisë.

25 Nëntor 2022, 12:46 Nga e.k
Protesta e 6 dhjetorit/ Berisha: Rama është skllav i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si skllav të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Duke folur në një konferencë me gazetarët Berisha u ndal në protestën e 6 dhjetorit ku tha se ngritja e popullit opozitar në këmbë e 'tmerron' kreun e qeverisë.

Pyetje: PE miratoi protestën, cfarë e shqetëson Ramën duke ju quajtur pro rus?

Sali Berisha: Rama është një skllav, vasal i Vuçiç. Në të gjitha aspektet. Nuk dua të spekuloj, koha më ka faktuar se duhet të merresh me pasojat dhe rrjedhojat, po shkaqet mbeten të varrosura në histori dhe mund të mësohet dhe pas 100 e 200 viteve, ndaj dhe ne shohim ato ndaj ç'ka Rama bën.

sali berisha

Sondazh

Poll