Politike

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ emëron auditet tekniciene për mbikqyrjen e hartimit të listave zgjedhësve

Me anë të një vendimi të publikuar nga KQZ-ja, thuhet se është emëruar Elena Xhina si dhe Renald Rista si auditë teknicienë.

25 Nëntor 2022, 12:35 Nga I.A
Zgjedhjet e 14 majit, KQZ emëron auditet tekniciene për
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka emrëruar auditët teknicienë për mbikqyrjen e procesit të hartimit të listave zgjedhore. Me anë të një vendimi të publikuar nga KQZ-ja, thuhet se është emëruar Elena Xhina si dhe Renald Rista si auditë teknicienë.

Njoftimi:

Në mbështetje të nenit 19, pikat 1, shkronja “n” e 2, nenit 61, pikat 2 e 3, të ligjit, nr. 10019, datë
29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, udhëzimit nr. 2, datë 28.12.2012,
të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, “Për miratimin e rregullave të veçanta për kushtet e kontratës dhe
kryerjen e auditimit nga auditët teknicienë për verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave RKGjC”,
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Nënkomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve
V E N D O S I N:
1. Emërimin e zj. Elena Xhina dhe z. Renald Rista auditë teknicienë për mbikëqyrjen e hartimit
të listës së zgjedhësve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.
2. Masa e shpërblimit për secilin prej auditëve teknicienë është 230 000 (dyqind e tridhjetë mijë)
lekë për periudhën nga momenti i emërimit deri në dorëzimin e raportit përfundimtar.
3. Ngarkohen auditët teknicienë të propozojnë ndihmësin/it respektivë, brenda 5 (pesë) ditëve
nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve.
5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve,
brenda 3 ditëve nga shpallja e tij.
Nënkomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

kqz ilirjan celibashi

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll