Sport

Katar - Senegal/ Zotërit e shtëpisë përballë ‘Luanëve të Terangës’, kush humb ikën…

‘Finalja’ e parë vjen në ditën e gjashtë të Botërorit. Katari dhe Senegali e filluan me disfatë dhe ai që humbet do të eliminohet praktikisht. Gjyqtari Mateu Lahoz debuton në Kupën e tij të dytë të Botës.

25 Nëntor 2022, 11:16 Nga DOSJA

Katar - Senegal/ Zotërit e shtëpisë përballë

KATAR - Në ‘cirkun’ e “Katar 2022” diçka nuk shkoi mirë në ditën e hapjes së turneut. Tifozët vendës u larguan për në shtëpi, para përfundimit të paraqitjes së parë të ekipit të tyre. Shfaqja, në tribuna dhe në fushë, ishte e turpshme. 

Pesë ditë pasi ofroi një imazh shumë të dobët dhe u bë zonja e parë në histori, që u mposht në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës, skuadra e Katarit rikthehet në arenën ‘Al Thumama’ të Dohas, në orën 14:00, për t'u përballur me Senegalin, ose ‘Luanët nga Teranga’, siç quhen ndryshe futbollistët afrikanë.

Kampionët në fuqi të Azisë dhe Afrikës takohen në duelin e parë të turneut, për jetë ose vdekje. Katari dhe Senegali humbën në ditën e hapjes dhe ai që nuk fiton në këtë përplasje do të eliminohet praktikisht. Megjithatë, rezultati nuk është gjëja më e rëndësishme për ekipin e vendit organizator. Dishepujt e spanjolit Félix Sánchez kanë si prioritet të tregojnë, se nuk janë aq të këqij sa dukeshin ndaj Ekuadorit.

Ringjallja e futbollit të Katarit duhet të fillojë, duke treguar se skenat si ato të së dielës së kaluar nuk do të përsëriten. Të shohësh yllin e tyre Afif, sulmuesin e Sporting të Gijón,  duke zbritur për të ndihmuar qendërmbrojtësit, është diçka e pazakontë në futbollin profesionist. 

“Kritika nuk kontribuon për asgjë”,- tha Sánchez dje, një trajner me argumente për të revolucionarizuar formacionin, duke filluar nga porta, megjithëse nuk priten shumë ndryshime. Pa viktima për shkak dëmtimesh, i vetmi që shtoi ndonjë meritë për të hyrë në njëmbëdhjetë ishte sulmuesi Muntari.

Ja dhe përbërja e mundshme e skuadrave të Katararit dhe Senegalit:

Katar - Senegal/ Zotërit e shtëpisë përballë

Rezultati i njëjtë si vendasit (0-2) pësoi edhe Senegali në debutimin e tij, por afrikanët kishin përballë Holandën. Pavarësisht se gëzonte më shumë shanse se rivali i tij, bilanci u prish në favor të skuadrës holandeze për shkak të dy dështimeve nga ata që nuk pritej. Édouard Mendy, i kurorëzuar si portieri më i mirë në botë nga FIFA në ceremoninë e fundit të çmimeve ‘The Best’, dhuroi golat në pjesën e fundit të ndeshjes.

Spekulimet nëse mandati i portierit të Chelseas ishte në rrezik, janë shuar nga trajneri i tij Aliou Cissé. Snoop Dogg i stolit do të duhet të zëvendësojë mungesën e mesfushorit Kouyaté dhe llogaritë në dyshimin në krahun e majtë Diallo. Në katin e sipërm, në misionin pothuajse të pamundur për të harruar Sadio Manén e shumëpritur, ai mund të provonte Dieng në vendin e Boulaye Dia, në pronësi të Villarrealit.

‘Luanët’ janë të uritur dhe do të takojnë një ‘zbutës’ të ndryshëm nga të tjerët: Mateu Lahoz. Arbitri nga Valencia e Spanjës do të dalë në skenë për herë të parë në Botërorin e tij të dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll