Politike

Laboratori i drogës në Fier, “habit” Leshaj: Shqipëria nuk është portë kryesore hyrëse e kokainës

Sandër Lleshaj e quan Shqipërinë një vend të sigurtë dhe të kontrollueshëm nga trafikimi i lëndëve narkotike.

24 Nëntor 2022, 21:19 Nga k.m.
Laboratori i drogës në Fier, “habit” Leshaj:
Sandër Lleshaj

TIRANË- Rreth 400 kg drogë e mbërritur nga Kolumbia u kap mbrëmjen e kësaj të enjte në Fier, megjithatë ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk e konsideron vendin si një portë hyrëse të kokainës. I ftuar në emisionin "Frontline", Sandër Lleshaj e quan Shqipërinë një vend të sigurtë dhe të kontrollueshëm nga trafikimi i lëndëve narkotike.

“Mua më duket një lajm shumë i mirë ky që sapo pash, por duket një lajm i mirë për faktin se kemi të bëjmë me një operacion të mirëfilltë. Operacionet që zgjasin në kohë dhe shoqërohen disa persona, kemi të bëjmë me një lajm të mirë ndërsa për aksione individuale, nuk meritojnë vëmendje sepse nuk sjellin ndryshim. Një goditje ne tillë do të thotë një goditje esenciale. Të gjithë ata që e kanë mundësuar, është për tu përgëzuar. Por porta kryesore të kokainës në Europë nuk është Shqipëria,”- u shpreh ai.

sandër lleshaj

Sondazh

Poll