Politike

'Njerëzit do seleksionohen për projektin'/ Balluku i përgjigjet Berishës: Fantazi e çartur, kush do futet i pari? Kaçurrelsit?

Balluku hedh poshtë aludimet se do seleksionohen personat që do banojnë në ambientet e reja në Durrës.

24 Nëntor 2022, 20:37 Nga A.B
'Njerëzit do seleksionohen për projektin'/ Balluku i
Belinda Balluku

TIRANË- Me ironi, ministrja Belinda Balluku iu përgjigj akuzave të kryedemokratit Sali Berisha, se në Portin e Durrësit, do seleksionohen njerëzit që do futen brenda. 

'Dëgjova që kemi selektuar numrin e njerëzve, që kemi bërë lista për të hyrë në projekt, e Shqiptarët e thjeshtë rrinë jashtë, kjo është fantazi të cartura të një personi të ikur. Do jetë projekt i hapur, që 45% e sipërfaqës truall vihet në funksion të qytetarëve që nuk kanë nevojë të paguajnë asnjë qindarkë. Boll i gënjyet se nuk ka lidhje me kontratën po janë fantazi tuaja. Si do ndahet kjo që ta dimë, kaçurrelsat futen e ata pa flokë jo. '- tha Balluku.

belinda balluku seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll