Politike

“Na u kërkua edhe ne të dorëzonim Portin”/ Spiropali i përgjigjet Berishës: Nuk ka hiqni një fletë e del vajza apo djali. Tek ne investitor është…

Ministrja u shpreh se opozita në periudhën kur ishte në Qeveri ia mohuan Shqipërisë portet dhe aeroportet.

24 Nëntor 2022, 19:46 Nga A.B
“Na u kërkua edhe ne të dorëzonim Portin”/ Spiropali
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja për shtetinElisa Spiropali i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili tha se edhe PD kur ka qenë në pushtet kishte një propozim për dorëzimin e Portit të Durrësit. Në Kuvend, ajo u shpreh se opozita në periudhën kur ishte në Qeveri ia mohuan Shqipërisë portet dhe aeroportet.

'Nuk do përmend rastet ku ata që kanë dashur të vijnë të investojë në Shqipëri janë përballur me pyetjen kush e merr 20 përqindëshin. Jo se nuk keni dashur por keni dashur kusarinë më shumë se Shqipërinë ndaj se keni bërë portin në 2006, ndaj ia keni mohuar Shqipërisë portet dhe aeroportet.

Kusari edhe tradhtia bëhen një këtu. Përsëri bëni pyetjet tërësisht banale jo çfarë do bëjnë por kush do vjedhë. Në mendjen tuaj qarkullon kush janë fatlumët që vjedhin se ashtu i bënit punët ju. Alabar është investitori nuk keni lënë teori pa shpikur sot. Nuk ka hiqni një fletë e del vajza apo djali.

C’protestë do bëjë me 6 dhjetor? Do jetë e ngjashme me atë të koncertit 36. Këtej do diskutohet e ardhmja europiane e Shqipërisë nga ana tjetër do kërcasin dajret e… Kjo është protesta jua? Si mund ti shkoni pas një marrëzie të tillë që shihet sikur është shkruar nga ata që Shqipërisë i janë me bukë në trastë. Do e shihni që deri në 2030 Shqipëria do realizojë premtime e kryeministrit dhe qeverisë.

Bëheni mirë të ndaheni nga ai që nuk ka as rrugë as krye. Kaq është kjo punë. Jam krenare të votoj sot për këtë projekt”, tha Spiropali.

elisa spiropali seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll