Politike

Protesta e 6 dhjetorit, Spiropali: E ngjashme me “Koncert në vitin 36-të”

Ajo tha se 6 dhjetori është një protestë absurde në një ditë historike për Shqipërinë ku vijnë gjithë liderët e BE.

24 Nëntor 2022, 20:19 Nga A.B
Protesta e 6 dhjetorit, Spiropali: E ngjashme me “Koncert në vitin
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ndërsa fliste në foltoren e parlamentit e ka krahasuar protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 6 dhjetor me filmin shqiptar “koncert në vitin 36-të”. Ajo tha se kjo është një protestë absurde në një ditë historike për Shqipërinë ku vijnë gjithë liderët e BE. 

“Ç’protestë do bëni ju në 6 dhjetor? Do të jetë e ngjashme me atë “Koncert në vitin 36-të. Në një anë do të bëhet samiti i BE-së në anën tjetër do të kërcasin dajret. Si mundet t’i shkoni pas atyre që janë të ngjashëm me ata që i ngulin vendit thikën në shpinë. Por të jeni të bindur se Shqipëria do t’i shkojnë deri në 2030-s deri në fund të gjitha projekteve. Po e godisni Shqipërinë pas shpine për pushtetin e një njeriu”, u shpreh Spiropali.

elisa spiropali seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll