Politike

Seanca maratonë për Portin/ Ironia e Vëngut, ngre dy gishtat lart: Dedikim të veçantë Spahos, përmend origjinën e familjarëve

Vëngu ka ndarë një foto, ku shihet me dy gishtat lart.

24 Nëntor 2022, 20:53 Nga A.B
Seanca maratonë për Portin/ Ironia e Vëngut, ngre dy gishtat
Pirro Vengu

TIRANË- Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu, është i pranishëm në seancën maratonë që po zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë për Projektin e Portit të Durrësit. Ai ka ndarë një foto, ku shihet se ka ngritur dy gishtat lart. Me ironi, ai thotë se ky dedikim i shkon deputetit demokrat, Edmond Spahos i cili përmend origjinën e familjes. Më tej, Vëngu, shton se është krenar për prejardhjen e tij. 

'Me një dedikim të veçantë për zotin Spaho, që merret jo vetëm me familjarët po dhe me origjinën e familjarëve të kundërshtarëve politikë. Me dy gishta si dy Portet e Durrësit, nga ai Vëngu, i cili e ka krenari preardhjen edhe të nënës dhe të babës.'- shkruan Vëngu. 

Ditën e sotme në sallën e Kuvendit po zhvillohet seanca maratonë për Projektin e Portit të Durrësit. 

Çfarë tha Spaho në Kuvend? 

Deputeti demokrat, me nënkuptim, i përmendi gjatë fjalës së tij ministres Belinda Ballukut gjyshin e saj. 

'Një i afërmi juaj ka pasur një histori tragjike sepse zbatonte qorrazi porositë e Enverit për të vrarë dhe prerë. Mos zbato qorrazi porositë e Edit edhe ti edhe ministrja e Financave. Edi është burrë i mençur pavarësisht replikave që bëjmë.'- tha Spaho. Kjo deklaratë u prit jo mirë nga ministrja. Balluku e paralajmëroi që të mos merrej më me familjen e saj, për të cilën shtoi se është mjaft krenare që mban mbiemrin Balluku. 

Po kush është Pirro Vëngu?

Pirro Vengu ka mbajtur postin e drejtorit Antikorrupsionit në Kryeministri dhe ka qënë drejtor kabineti në ministrin e Jashtme. Në vitin 2015, teksa ishte në detyrë në ministrinë që drejtohej nga Ditmir Bushati, i erdhi një fletëthirrje nga Greqia, me arsyetimin se nuk kishte kryer detyrimin ushtarak në shtetin grek, detyrim për shkak të mbajtjes së pasaportës greke.

Kjo gjë u bë edhe shkak për debate mes opozitës dhe maxhorancës, por Bushati e mori në mbrojtje duke e cilësuar një nga punonjësit më të përkushtuar të institucionit.

pirro thoma vengu seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll