Politike

Pse ikin të rinjtë nga Shqipëria? Sandër Lleshaj e gjen: Ka shumë arsye, një është çështja e tokës. Unë se kam marrë akoma në Mirditë...

Sandër Lleshaj tha se një nga arsyet e largimit është dhe keqqeverisja 30-vjeçare, ndërsa listoi edhe disa çështje të tjera, duke dhënë edhe eksperiencën personale. 

24 Nëntor 2022, 20:36 Nga k.m.
Pse ikin të rinjtë nga Shqipëria? Sandër Lleshaj e gjen: Ka
Sandër Lleshaj

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur në lidhje me largimin e shqiptarëve nga vendi dhe arsyet që i çojnë që të marrin gomonet drejt Britanisë së Madhe. I ftuar në emisionin “FrontLine” në News24, Lleshaj tha se një nga arsyet e largimit është dhe keqqeverisja 30-vjeçare, ndërsa listoi edhe disa çështje të tjera, duke dhënë edhe eksperiencën personale. 

Ai shton se konflikti politik konsumon shumë energji dhe heq dëshirën për të jetuar në këtë vend, por problem për të është edhe ndarja e tokave, që sipas tij, as vetë nuk e ka marrë askush. 

“Shqiptarët po ikin për shumë arsye. Nga arsimit, tek mungesa e një sgurie për të ardhmen, po edhe tokat. Ne nuk kemi zgjidhur akoma çështjen e tokës. Unë tokën e gjyshërve të mi nuk e kam marrë akoma. Nuk e prek njëri se ne falë zotit kemi kod. Por me letra nuk e kam. Kësaj i shtohet retorika politike, ajo që të ndervozon. Krimi, krimi, krimi. Ne po çojmë të rinjtë kot. I çojnë fëmijët dhe i lëjnë në Paris, duke harruar se po marrin në qafë prindërit e tij. Ikin me idenë se do gjejnë parajsën, nuk ka parajsë në këtë tokë. Janë shumë të lehtë për t'u kthyer në kontigjentë krimi. Protesta e opozitës? Britanikët nuk rizgjodhën Churchill kur sapo kishte fituar luftën, ne i shkojmë mbrapa akoma një personi pas 30 viteve. Protesta është thjesht një shenjë mjerimi e jona si komb. Protestat nuk janë gjithmonë demokratike. Ka 100 mënyra për të treguar fytyrën e një regjimi. Një festë nuk prishet. Ty të vijnë për herë të parë liderët e 27 vendeve të Europës. Protesta duhet të lejohet të bëhet, por secili nxjerr pastaj konkluzionet e veta,"-tha në fjalën e tij Sandër Lleshaj

sandër lleshaj

Sondazh

Poll