Politike

Berisha: Kemi patur ofertë për të dorëzuar portin e Durrësit, por ne e refuzuam

Berisha nuk tregoi detaje se kush e  kishte bërë këtë ofertë.

24 Nëntor 2022, 19:35 Nga A.B
Berisha: Kemi patur ofertë për të dorëzuar portin e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, tha se në kohën kur drejtonte qeverinë ka pasur ofertë për të dorëzuar Portin e Durrësit, por një gjë e tillë nuk ishte pranuar prej tij. Berisha nuk tregoi detaje se kush e  kishte bërë këtë ofertë.

“Edi Rama do ta grabisë portin dhe do ta shndërrojë në hotele dhe pallate. Kemi patur ofertë për të dorëzuar portin e Durrësit dhe për të ndërtuar port në Porto Romano, por kjo është refuzuar në mënyrë kategorike. Këtu ka vjedhje dhe vetëm vjedhje, në shkelje flagrante të kushtetutës”, tha  ai.

sali berisha seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll