Politike

Meta: Qeveria ka në fokus PPP-të! Borxhin do e paguajnë nga buxheti që miratohet sot

Meta tha se qeveria ka në fokus PPP-të, ndërsa theksoi se buxheti që do të miratohet sot, kundër arsimit dhe është pro oligarkëve.

24 Nëntor 2022, 19:20 Nga A.B

Meta: Qeveria ka në fokus PPP-të! Borxhin do e paguajnë nga

KORÇË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ishte ditën e sotme në një takim në Korçë ku ka folur për buxhetin e shtetit për vitin 2023. Meta tha se qeveria ka në fokus PPP-të, ndërsa theksoi se buxheti që do të miratohet sot, kundër arsimit dhe është pro oligarkëve.

‘Buxheti që votohet sot, është buxheti kundër arsimit, pro oligarkëve. Nuk është një buxhet pro mësuesit, pedagogut, nxënësit apo studentit. Kjo qeveri e ka bërë të qartë që arsimi nuk është prioritet i saj. Çfarë kërkojnë pedagogët tanë? Që paga e tyre të jetë sa paga e pedagogëve në Kosovë? Këtu e gjithë vëmendja nuk është për të mbështetur arsimin, shëndetësinë, as për të mbështetur familjet e reja. Këtu për fa të keq e gjithë vëmendja është tek PPP për të vjedhur. Mësuesit janë ata që kanë shpëtuar kombin, janë më të dashurit për çdo familje pasi mëson fëmijët tanë. 4 200 euro është paga mesatare në republikën e Shqipërisë në BE. 9 900 euro në Mal të zi. Në dhjetë vite prioriteti nuk ishte mbështetja e arsimit, siç u premtua, por përkundrazi as për të rinjtë dhe të rejat, por ishte për PPP.’- tha Meta.

Ai po ashtu tha se e vetmja gjë që bën shteti është të marrë borxhe dhe t’i paguaj nga buxheti i shtetit, duke thënë se “1.5 mln euro janë pagesat e shtetit për borxhin nga buxheti që miratohet sot”.

“Në kulmin e krizës shton edhe taksat për profesionet e lira. Është ky moment për të taksuar profesionistët kur nuk kemi mundësi ti mbështesim. 17 mln euro përfiton buxheti. Ajo që dinë këta është që vetëm të marrin borxhe për të vjedhur për veten e tyre. 1.5 mln euro pagesat e shtetit për borxhin nga buxheti që miratohet sot. Në kulmin e krizës kaluan vetëm me një kompani në atë rrugën Lekaj për në drejtim të Fierit, 7 mln euro i bie atje km, 2 mln euro i bie 1 km në Francë.'-shtoi Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll