Politike

Babë e bir humbën jetën nga përmbytjen, Kuvendi mban një minutë heshjte për nderim të tyre

Gjatë fjalës së Kuvend, Likaj theksoi se e vetmja arsye që mori fjalën është për të kërkuar mbajtjen e një minute heshtje. 

24 Nëntor 2022, 10:48 Nga I.A
Babë e bir humbën jetën nga përmbytjen, Kuvendi mban
Ramadan Lika

TIRANË- Deputeti demokrat Ramadan Likaj ka kërkuar një minutë heshtje në nderim të viktimave që humbën jetën nga moti i keq në vend. Gjatë fjalës së Kuvend, Likaj theksoi se e vetmja arsye që mori fjalën është për të kërkuar mbajtjen e një minute heshtje, ndërkohë që kësaj kërkesë i është bashkuar edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla. 

Likaj: Kërkoj një minutë heshtje për atë ngjarje që ka ndodhur në veri. Kërkoj 1 minutë heshtje për babë e bir për atë ngjarje të rëndë që ndodhi para 4 ditë.

Balla: Edhe ne i bashkohemi ngushëllime për familjen Rrushaj. Duhet të diskutojmë ku të jenë të pranishëm të gjithë deputetët dhe të mbajmë një minutë heshtje.

Pjetër Rushaj dhe Jason Rushaj, humbën jetën pasi rrjedha e ujit mori makinën me të cilën po udhëtonin në Bogë të Malësisë së Madhe këtë të hënë.

ramadan likaj seance plenare 24 nentor 2022 taulant balla pjetër rushaj jason rushaj

Sondazh

Poll