Politike

Porti i Durrësit bën bashkë PD, Alibeaj: Çdo deputet të flasë 10 minuta!

Kjo ka qenë dhe kërkesa e propozuar nga kryedemokrati Sali Berisha. Siç duket, për këtë gjë, të dy grupet e PD-së janë bërë bashkë.

24 Nëntor 2022, 10:58 Nga F.M
Porti i Durrësit bën bashkë PD, Alibeaj: Çdo deputet
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Projektligji për Portin e Durrësit ka bërë bashkë Partinë Demokratike. Nga vendi i tij në Kuvend, deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj kërkoi që çdo deputet të flasë 10 minuta. Ai u shpreh se kjo është e drejta e tyre, që të japin mendimin e opinionin që kanë në lidhje me Portin e Durrësit dhe se gjithçka është e mbështetur në rregullore. Kjo ka qenë dhe kërkesa e propozuar nga kryedemokrati Sali Berisha. Siç duket, për këtë gjë, të dy grupet e PD-së janë bërë bashkë.

Pjesë nga debati: 

Enkelejd Alibeaj: Zoti Balla në këtë rast, nuk kemi pasur dakortësi në konferencën e Kryetarëve. Ju kam paraqitur një kërkesë për të rimbledhur konferencën e kryetarëve, për të zhbërë këtë gjë dhe më keni kthyer një përgjigje që nuk ka lidhjeprej jush. Të gjithë deputetët kanë të drejtë të flasin, e udhës është që shqiptarët të dëgjojnë atë për të cilën çfarë është e rëndëisshme, ktheni kohën, çdo deputet të flasë për 10 minuta. Për këtë arsye deputeti duhet të flasë. Respektoni rregulloren dhe Kushtetutën. 

Lindita Nikolla: Nuk është konferenca e kryetarëve që rishikon vendimet e veta, është seanca. Unë nuk e thërras konferencën e kryetarëve pa objekt. Seanca sot votoi, se si merren vendimet në konferencën e kryetarëve...zoti Lika, për procedurë. 

enkelejd alibeaj seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll