Politike

Baçi thirrje deputetëve të PD: Të bashkohemi bashkë! Juve të mazhorancës do t’ju vijë shpejt koha

Baçi tha se beteja e tyre është për votën e lirë dhe i kërkoi drejtueses së seancës Lindita Nikollës që t'i japë minuatazhin që i takon.

24 Nëntor 2022, 10:46 Nga e.k
Baçi thirrje deputetëve të PD: Të bashkohemi bashkë!
Luan Baçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi u ka bërë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike që mbështesin Enikelejd Alibeajn që të bashkohen me ta për të kërkuar të drejtën e fjalës në Kuvend. Baçi tha se beteja e tyre është për votën e lirë dhe i kërkoi drejtueses së seancës Lindita Nikollës që t'i japë minutazhin që i takon.

Luan Baçi: Kolegë, ju drejtohem ju të Partisë Demokratike, unë kërkoj disa minuta kohë që të shpreh mendimet e mia në lidhje me rendin e ditës. Nuk më jepët asnjë minut për të folur, duhet të jemi të gjithë bashkë. Zonja kryetare unë figuroj jashtë grupit parlamentar të PD, më shpjegoni përse figuroj jashtë, pse nuk me jepni minutazh. Kjo është një betejë për fjalën e lirë, për votën e lirë. Kaq kërkojmë çfarë është e tepërt nga kjo kërkesë e jona dhe ndërprisni seancën. Juve të mazhorancës do t'ju vijë koha shpejt kur do të jeni opozitë por nuk do t'ua ndërpresë njeri fjalën.

seance plenare 24 nentor 2022 luan baci

Sondazh

Poll