Politike

Spaho këmbëngul, Nikolla: Je jashtë grupeve parlamentare, duhet të ishe mësuar

Spaho kërkoi që të flasë 10 minuta në lidhje me projektin e Portit të Durrësit.

24 Nëntor 2022, 10:52 Nga F.M
Spaho këmbëngul, Nikolla: Je jashtë grupeve parlamentare, duhet
Lindita Nikolla

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka debatuar me kryetaren e Kuvendi, Lindita Nikolla. Spaho kërkoi që të flasë 10 minuta në lidhje me projektin e Portit të Durrësit. Nikolla i tha se është jashtë grupeve parlamentare dhe se nuk i takon të flasë 10 minuta.

Pjesë nga debati mes tyre: 

Edmond Spaho: Rregullorja, neni 48 thotë që çdo deputet ka të drejtë të flasë jo më shumë se 10 minuta.

Lindita Nikolla: Jeni për të njëjtën çështje, zbatojmë rregulloren njësoj. Ju ndalohet fjala për procedurë, nuk është 48/1 e rregullores, por 48/3.

Edmond Spaho: Nga cili grup

Lindita Nikolla: Je jashtë grupeve parlamentare dhe ke kohën jashtë grupeve, zoti Spaho është një situatë e përsëritur kjo me ju dhe ju duhet të ishit mësuar. 

seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll