Aktualitet

Aksident në Vlorë, e moshuara përplaset nga makina

E moshuara është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që në vendngjarje po punohet për zbardhjen e aksidentit.

24 Nëntor 2022, 08:31 Nga I.A
Aksident në Vlorë, e moshuara përplaset nga makina
Foto Ilustruese

VLORË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se një e moshuar ështrë përplasur nga një makinë. E moshuara është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që në vendngjarje po punohet për zbardhjen e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 07:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, shtetasi E. K., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen E. A., rreth 60 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

aksident në kosovë

Sondazh

Poll