Aktualitet

Sekuestrohen 17 mijë euro, turku po i fuste në Shqipëri me çantën e dorës, një pjesë e kishte fshehur në xhepin e xhupit

Paratë që iu gjetën në çantën e dorës dhe në xhup, janë sekuestruar.

23 Nëntor 2022, 16:37 Nga F.M
Sekuestrohen 17 mijë euro, turku po i fuste në Shqipëri me
Paratë e sekuestruara

KAPSHTICË- Një shtetas turk është proceduar penalisht pasi është kapur në kufi me 17 mijë euro të padeklaruara. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, bëhet me dije se turku me inicialet S. A., 56 vjeç, banues në Adapazar, Turqi është ndaluar për kontroll nga efektivët në Kapshticë. Paratë që iu gjetën në çantën e dorës dhe në xhup, janë sekuestruar. 56-vjeçari është proceduar për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë".

Njoftimi i policisë Kapshticë: Policia Kufitare godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 17 000 euro të padeklaruara. Procedohet penalisht poseduesi. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një automjet kamion tip "Benz", me drejtues shtetasin turk S. A., 56 vjeç, banues në Adapazar, Turqi. Gjatë kontrollit të ushtruar, 56-vjeçarit iu gjetën në çantën e dorës dhe në xhup, 17.000 euro të padeklaruara. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

kapshtice

Sondazh

Poll