Aktualitet

Vodhi bixhuteri, para e vegla pune në katër banesa, arrestohet hajduti serial në Vlorë

Sipas policië, 42-vjeçari ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpijake, bizhuteri, para dhe vegla pune. 

23 Nëntor 2022, 14:35 Nga I.A
Vodhi bixhuteri, para e vegla pune në katër banesa, arrestohet hajduti
Foto Ilustruese

VLORË- Një 42-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë, pasi akuzohet për vjedhjen e tre banesave. Mësohet se personi me iniciale H.H është autori i vjedhjeve të katër banesave në lagjen 'Kushtrimi'. Sipas policië, 42-vjeçari ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpijake, bizhuteri, para dhe vegla pune. 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Property”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi H. H., 42 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Shtetasi H. H. ishte me masë sigurie “Detyrim paraqitje”, të caktuar nga Gjykata, pasi ishte arrestuar 2 javë më parë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur. Ky shtetas dyshohet se është autor i 4 vjedhjeve, në 4 banesa, në lagjen “Kushtrimi”, në qytetin e Vlorës, konkretisht: Më datë 06.04.2022, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit S. L., disa pajisje elektroshtëpiake dhe bizuteri; më datë 24.07.2022, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit H. R.; më datë 13.11.2021, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit A. P. dhe më datë 22.11.2022, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. N, vegla pune të ndryshme.

arrestohet 42-vjeçaro ne vlore

Sondazh

Poll