Aktualitet

Liderët e BE-së në Tiranë do t’i kushtojnë Shqipërisë 450 mijë euro

Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, ku thuhet se efekti financiar për menaxhimin e samitit, prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh.

23 Nëntor 2022, 16:13 Nga k.m.
Liderët e BE-së në Tiranë do t’i kushtojnë
Foto ilustruese

TIRANË- Organizimi i samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë, do të kushtojnë goxha nga xhepi i shqiptarëve. Jo pak por plot 50 mln lekë të reja nga buxheti i shtetit. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, ku thuhet se efekti financiar për menaxhimin e samitit, prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.

VKM

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2022, MIRATUAR PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE, PËR PËRBALLIMIN E SHPENZIMEVE TË ORGANIZIMIT TË “SAMITIT BE-BP”, TË DATËS 6 DHJETOR 2022

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, i shtohet fondi prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit të “Samitit të BE-BP”, që do të organizohet në Tiranë, në datën 6 dhjetor 2022.

2. Efekti financiar, prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.

samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll