Aktualitet

Tha se e sulmuan disa të pastrehë, policia italaine zbulon se 50-vjeçari shqiptar plagosi veten me thikë

Versioni fillestar i muratorit 50-vjeçar me origjinë shqiptare, ishte se e sulmuan disa të pastrehë, mes të cilëve burri njohu përgjegjësit e një vjedhjeje të ndodhur në shtëpinë e një të afërmi të tij dhe me të cilët do të kishte nisur një debat i cili përfundoi në gjakderdhje.

23 Nëntor 2022, 15:23 Nga d.a.
Tha se e sulmuan disa të pastrehë, policia italaine zbulon se
Foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar që u shfaq në një lokal në Gargnano mbrëmjen e së hënës, me gjakderdhje në gjymtyrët e poshtme dhe duke kërkuar ndihmë, dyshohet se ka plagosur veten në këmbë. 

Sipas mediave vendase, versioni fillestar i muratorit 50-vjeçar me origjinë shqiptare, ishte se e sulmuan disa të pastrehë, mes të cilëve burri njohu përgjegjësit e një vjedhjeje të ndodhur në shtëpinë e një të afërmi të tij dhe me të cilët do të kishte nisur një debat i cili përfundoi në gjakderdhje.

Gjetjet e bëra nga karabinierët, duke kryqëzuar pamjet e kamerave të vëzhgimit dhe dëshmive, megjithatë, do të zbulonin një të vërtetë tjetër, pikërisht atë të plagëve që burri do t'i kishte shkaktuar vetes.

 Ende nuk dihen shkaqet e këtij akti, ndërkohë 50-vjeçari ndodhet i shtruar në Poliambulanza të Breshias dhe gjendja e tij nuk paraqitet e rëndë. Shqiptari u raportua në polici për simulin krimi dhe shkaktim alarmi si dhe dëshmi të rreme.

plagoset shqiptari ne itali policia italiane

Sondazh

Poll