Aktualitet

Përplasi me makinë një 21-vjeçare në qendër të Selanikut, autori një shqiptar i dënuar më parë për trafik droge

Makina nuk është e tij dhe sipas të njëjtit burim, nga hetimet nga policia rrugore e Selanikut pronari i automjetit është një 44-vjeçar grek, i cili më parë ka qenë nën hetim nga autoritetet për raste droge dhe dhunë në familje. Deri më tani ai mbetet i zhdukur.

23 Nëntor 2022, 15:11 Nga a.l
Përplasi me makinë një 21-vjeçare në qendër
Shqiptari i shpallur në kërkim

GREQI- Një 30-vjeçar shqiptar, i cili është ndaluar nga autoritetet greke për trafik droge, mësohet se është shoferi i shpallur në kërkim nga policia greke pasi ka përplasur dhe ka plagosur rëndë studenten 21-vjeçare në qendër të Selanikut në orët e para të së martës. 

Siç raportojnë mediat greke, gjatë ndalimit nga policia me të në makinë ka qenë edhe një vajzë e re kur atij iu gjet një sasi e madhe hashashi, më pas u dënua me burg dhe u lirua me kusht. 

Makina nuk është e tij dhe sipas të njëjtit burim, nga hetimet nga policia rrugore e Selanikut pronari i automjetit është një 44-vjeçar grek, i cili më parë ka qenë nën hetim nga autoritetet për raste droge dhe dhunë në familje. Deri më tani ai mbetet i zhdukur.

Në të njëjtën kohë, vajza e re po lufton për të qëndruar në jetë pasi gjendja e saj shëndetësore konsiderohet veçanërisht e rëndë. Ajo mbetet e intubuar në ICU të spitalit Papageorgiou. Drejtuesi i mjetit, në tentativë për t'u arratisur nga vendi i ngjarjes, ka shkelur për herë të dytë 21-vjeçaren fatkeqe, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në tru më pas ka ikur duke lënë pas të renë të plagosur rëndë.

arrestohet shqiptari ne greqi policia greke

Sondazh

Poll