Aktualitet

ALARM për banorët e fshatit Qafëmollë të Mirditës, diga e rezervuarit “Ura e Fanit” do të hapë portat për shkarkimin e ujërave

Kjo bëhet për shkak të arritjes ë kuotës maksimale të nivelit të ujit. Gjithashtu bëhet e ditur se 30 minuta para se kjo të ndodhë do të lëshohet një alarm akustik për të njoftuar banorët, të cilëve u kërkohet që të qëndrojnë vigjilentë. 

23 Nëntor 2022, 15:31 Nga e.k
ALARM për banorët e fshatit Qafëmollë të Mirditës,
Foto Ilustruese

LEZHË- Portat e Rezevuarit të Digës “Ura e Fanit” me vendndodhje pranë fshatit Qafmollë, Mirditë, do të hapen në orën 16:00 për të bërë të mundur shkarkimin e ujërave. Lajmi është bërë i ditur nga “AYEN AS ENERGJI” SHA, e cila përmes një njoftimi ka lajmëruar qytetarët. Kjo bëhet për shkak të arritjes ë kuotës maksimale të nivelit të ujit. Gjithashtu bëhet e ditur se 30 minuta para se kjo të ndodhë do të lëshohet një alarm akustik për të njoftuar banorët, të cilëve u kërkohet që të qëndrojnë vigjilentë. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Për shkak të arritjes së kuotës maksimale të nivelit të ujit, sot me datë 23.11.2022, duke filluar nga ora 16:00 do të hapen Portat e Rezevuarit të Digës “Ura e Fanit” me vendndodhje pranë fshatit Qafmollë, Mirditë. Shkarkimet e mundshme të ujit nga Rezervuari i Digës “Ura e Fanit” do të ndikojnë tek pjesa e shtratit të lumit Fan i Madh, nga zona poshtë Digës afër fshatit Qafmollë, deri poshtë fshatit Fang Rubik, aty ku lumi Fan bashkohet me lumin Mat. Nga shoqëria “AYEN AS ENERGY” do të lëshohet edhe një alarm akustik 30 minuta përpara lëshimit të ujit, i cili do të përsëritet vazhdimisht në mënyrë periodike përgjatë gjithë kohës së lëshimit të ujit. Kërkojmë nga ana juaj si qytetarë,  bashkëpunim dhe mirëkuptim duke u treguar të kujdesshëm dhe vigjilentë.

Prej ditësh Shqipëria gjendet 'nën pushtetin' e motit të keq që ka gjunjëzuar vendin. Qarqet më të prekura janë Shkodra dhe Lezha ku ka ende banesa, rrugë dhe toka bujqësore të përmbytura. Në Lezhë situata vijon të mbetet e rëndë me reshjet e shiut që nuk kanë ndalur. Dhe Durrësi e Vlora kanë raportuar situata të rënda për shkak të përmbytjeve. Në Durrës dalja nga shtrati e lumit Ishëm solli përmbytje në zonën e ish-Kënetës dhe në Fushë-Krujë. Ndërsa në Vlorë Kapiteneria ka urdhëruar ndalimin e daljes në det të varkave të peshkimit.

permbytet shqiperia 2022 lezhe

Sondazh

Poll