Aktualitet

Moti i keq/ 500 ha tokë të përmbytura në Torovicë, lumi Drin pranë pikës kritike

Ndërkohë rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në rrugë. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht. Problematike mbetet situata dhe në fshatin Karriç ku ka ende prezencë uji në katër banesa dhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet.

23 Nëntor 2022, 14:04 Nga e.k
Moti i keq/ 500 ha tokë të përmbytura në Torovicë, lumi
Lumi Drin

LEZHË- Situata për shkak të motit të keq vijon të mbetet problematike në qytetin e Lezhës. Reshjet e shiut kanë vijuar gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme duke shtuar prurjet në Lumin Drin, i cili po arrin në pikën kririke. Niveli i reshjeve ka qenë rreth 40 mm. Ura që lidh shatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla ndërsa në Njësinë Administrative Dajç situata vijon të mbetet e njëjtë. 

Ndërkohë rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në rrugë. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht. Problematike mbetet situata dhe në fshatin Karriç ku ka ende prezencë uji në katër banesa dhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet.

Në fshatin Torovicë janë 500ha sipërfaqe toke sipërfaqe toke përmbytur. Rruga që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m. Lumi Drin është në kuotën +1.40 m nga +2.0 m kuotë kritike. Lumi Gjadër ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave por të papërfillshme. Ndërsa në Kurbin dhe Mirditë nuk raportohet për probleme.

permbytet shqiperia 2022 lezhe

Sondazh

Poll