Aktualitet

Vrau vjehrrën me thikë një vit më parë, Miranda Markja dënohet me 25 vite burg

Markja u gjet fajtore për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” të parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal dhe u dënua me 25 vjet burgim.

23 Nëntor 2022, 14:17 Nga a.l
Vrau vjehrrën me thikë një vit më parë, Miranda Markja
Miranda Markja dhe Naile Markja

DIBËR- Gjykata e Dibrës dënoi me 25 vite burg, Miranda Markja, e cila në prill 2021, vrau vjehrrën e saj me thikë. Markja u gjet fajtore për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” të parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal dhe u dënua me 25 vjet burgim.

Krimi brenda familjes ndodhi në prill të vitit të kaluar në Maqellarë të Dibrës. 44 vjeçarja vrau me thikë vjehrrën e saj, 74-vjeçaren Naile Markja. Nusja fshehu krimin për 6 orë, por ka qenë djali i të ndjerës zbuloi ngjarjen e rëndë dhe njoftoi policinë. Ndërsa dyshohet se autorja vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nuse e vjehrrë kanë patur probleme të hershme./Dosja.al

miranda markja

Sondazh

Poll