Aktualitet

FOTO- Reshjet me intensitet të lartë, rëshqitje dheu në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër

Ky fenomen është i përsëritur në këtë zonë për shkak të terrenit, edhe pse janë marrë masa mbrojtëse duke përforcuar bordurat dhe muret anësore.

23 Nëntor 2022, 09:29 Nga A.B
FOTO- Reshjet me intensitet të lartë, rëshqitje dheu në
Rruga

GJIROKASTËR- Në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër ka patur rëshqitje dheu pranë një pallati. Kjo ka ndodhur për shkak të reshjeve me intensitet të lartë që kanë nisur nga mbrëmja e djeshme e kanë vijuar edhe sot.

Ky fenomen është i përsëritur në këtë zonë për shkak të terrenit, edhe pse janë marrë masa mbrojtëse duke përforcuar bordurat dhe muret anësore.

Rëshqitja e dheut është sipërfaqësore për shkak të intensitet të lartë të reshjeve. Autoritetet lokale kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar qarkullimin në këtë zonë deri në një moment të dytë. 

permbytet shqiperia 2022 gjirokaster

Sondazh

Poll