Aktualitet

Borë në Qafë Thore, ARRSH apel shoferëve: Lëvizni me kujdes dhe respektoni sinjalistikën

 Në Qafë Thore ka pasur reshje dëbore, mirëpo rruga është pastruar.

23 Nëntor 2022, 09:25 Nga A.B
Borë në Qafë Thore, ARRSH apel shoferëve: Lëvizni me
Rruga

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar se reshjet e shiut shoqëruan gjatë natës rajonin verior. Në Qafë Thore ka pasur reshje dëbore, mirëpo rruga është pastruar. Ndërkohë, qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. ARRSH kërkon nga drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje.

POSTIMI I ARRSH:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në Rajonin Verior shoqëruar me një rënie të temperaturës në vend. Në Qafë Thore ka pasur reshje dëbore, rruga është pastruar. Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Reshjet e shiut kanë qënë prezente në territorin shqiptar prej 4 ditësh. Shkodra dhe Lezha, janë dy qarqet më të goditura, të cilat kanë pasur përmbytje të shumta. Sot situata duket më e qetë. Në orët e pasdites reshjet do të largohen për t'i lënë vendin temperaturave të ulëta. Në disa zona do të shkojnë deri në - gradë Celsius./Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll