Aktualitet

EMRAT/ Po tranportonin 13 emigrantë të paligjshëm, arrestohen tre persona në Korçë

Teksa 44-vjeçari transportonte me makinën e tij emigrantët, dy të arrestuarit e tjerë monitoronin rrugën për të informuar Begën nëse kishte efektivë policie.  

23 Nëntor 2022, 09:06 Nga I.A

EMRAT/ Po tranportonin 13 emigrantë të paligjshëm, arrestohen tre

KORÇË- Tre persona janë arrestiar ditën e sotme në Korçë. Mësohet se ata u kapën duke transporuar 13 emigrantë të paligjshëm. Në pranga kanë rënë 44-vjeçari Armand Bega, 22-vjeçari Renaldo Hoxha dhe Omer Basha 28 vjeç. Teksa 44-vjeçari transportonte me makinën e tij emigrantët, dy të arrestuarit e tjerë monitoronin rrugën për të informuar Begën nëse kishte efektivë policie.  

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Finalizohet operacioni policor “Midnight”, 3 shtetas në pranga. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në DVP Korçë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kap duke transportuar me furgon, 13 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga. Vihen në pranga edhe 2 bashkëpunëtorët e tij, që kontrollonin rrugën me një automjet tjetër, për prezencën e Policisë. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit Korçë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Midnight”. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. B., 44 vjeç; R. H., 22 vjeç dhe O. B., 28 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, falë organizimit të veprimeve, në bazë edhe të inteligjencës informative, gjatë operacionit, bënë të mundur kapjen e shtetasit A. B., në aksin rrugor Korçë-Pogradec, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, kundrejt pagesës, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga hetimet e kryera, rezulton se të implikuar në këtë veprimtari kriminale janë edhe dy shtetasit e tjerë, R. H. dhe O. B., të cilët me një automjet tip “Benz”, me drejtues 22-vjeçarin dhe pasagjer 28-vjeçarin, monitoronin rrugën, për të sinjalizuar 44-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime te metejshme.

renaldo hoxha omer basha armand bega

Sondazh

Poll