Sport

KATAR 2022/ Lozano nuk shkëlqen, Lewa nuk shënon nga 11-metra; barazim i thatë mes Meksikës dhe Polonisë

Meksikë-Poloni përfundon me shifrat 0-0, përballje e vlefshme në Grupin C të Kupës së Botës 2022.

22 Nëntor 2022, 19:09 Nga DOSJA

KATAR 2022/ Lozano nuk shkëlqen, Lewa nuk shënon nga 11-metra; barazim

KATAR- Meksikë-Poloni përfundon me shifrat 0-0, përballje e vlefshme në Grupin C të Kupës së Botës 2022. Pas një pjese të parë të përgjumur, loja ndizet befas në fillim të pjesës së dytë, kur arbitri cakton penallti për polakët, por Lewandowski në minutën e 58' nuk u tregua i saktë me portierin Ochoa i jashtëzakonshëm.

Kombëtarja e Martinos luan më mirë, por nuk arrin të krijojë kushtet për të shënuar në portën e Szczesny dhe ndeshja përfundon në barazim. Arabia Saudite mbetet e vetme në krye të grupit.

E.Ç (Dosja.al)

meksike poloni

Sondazh

Poll