Aktualitet

Ku janë shqiptarët? Streha e emigrantëve në Britani, Home Office: Tani është bosh, s'ka më njeri

Në javët e fundit Manston ka qenë në qendër të polemikave pasi është krijuar për të mbajtur deri në 1600 njerëz për jo më shumë se 24 orë.

22 Nëntor 2022, 13:09 Nga A.B
Ku janë shqiptarët? Streha e emigrantëve në Britani, Home
Qendra e emigranteve

BRITANI- Në qendrën e emigrantëve Manston, nuk ka më njerëz. Home Office në Kent, aty ku mijëra emigrantë që mbërrijnë me varka të vogla qëndrojnë që nga muaji janar, është aktualisht bosh, raporton Skynews

Në javët e fundit Manston ka qenë në qendër të polemikave pasi është krijuar për të mbajtur deri në 1600 njerëz për jo më shumë se 24 orë. Por në fillim të këtij muaji kishte rreth 4,000 njerëz në qendër, disa prej të cilëve thanë se kishin qenë atje për shumë më gjatë sesa duhej.

Emigrantët thanë se po flinin në karton. Po ashtu, janë përhapur dhe shqetësime për sëmundjet infektive, që po përhapen mes emigrantëve. 

Sot, zëdhënësi i Rishi Sunak tha se Manston është menduar të jetë një strukturë e përkohshme mbajtëse ku njerëzit zhvendosen "shpesh mjaft shpejt". Ai tha se numrat u rritën kur një qendër tjetër iu vu zjarri, kështu që emigrantët nga atje duhej të zhvendoseshin në Manston.

“Do prisnit që shifrat të ishin relativisht të ulëta në baza ditore”, shtoi ai.

Tre ditë më parë, një burrë që qëndronte në Manston u bë i sëmurë dhe vdiq pasi mbërriti në Mbretëri të Bashkuar me një varkë të vogël.

Nuk ka "asnjë provë në këtë fazë" që sugjeron se vdekja ishte "shkaktuar nga një sëmundje infektive", tha Zyra e Brendshme. Zyra e Brendshme tha se nuk do të ketë komente të hollësishme derisa të kryhet një ekzaminim pas vdekjes.

shqiptaret ne angli emigrantet ne angli

Sondazh

Poll