Aktualitet

Moti i keq lë pa ujë Durrësin, Gjiri i Lalzit dhe Sukthi vujanë pasojat e përmbytjeve

Zona e Gjirit të Lalzit dhe Sukthi aktualisht nuk furnizohen me ujë pasi reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme në stacionin e pompave në Fushë Kuqe.

22 Nëntor 2022, 12:07 Nga a.l
Moti i keq lë pa ujë Durrësin, Gjiri i Lalzit dhe Sukthi
Durrës

DURRËS- Qyteti i Durrësit është duke vuajtur pasojat e motit të keq, që prej dy ditë radhazi shkaktoi përmbytje masive në këtë qark dhe jo vetëm. Zona e Gjirit të Lalzit dhe Sukthi aktualisht nuk furnizohen me ujë pasi reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme në stacionin e pompave në Fushë Kuqe.

Që prej ditës së premte banorët e këtyre zonave nuk janë furnizuar me ujë në rubinetat e tyre. Sipas ujësjellës kanalizimeve në Durrës, sot pritet që defekti të riparohet, për të bërë të mundur furnizimin me ujë të depove dhe gjatë ditës, në varësi të orarit, në të dyja zonat. 

Mëngjesin e sotëm situata pas përmbytjeve të djeshme duket më e qetë në disa qarqe të vendit, ndërsa në disa të tjera vijon të ketë prezencë të ujit në toka bujqësore apo në disa banesa të cilat më të prekura kanë qenë ato të qarkut Shkodër. Deri në një moment kur situata nga përmbytjet në rrugë të jetë e sigurt, Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka vendosur pezullimin e mësimit në 14 shkolla kryesisht në zonën e Shkodrës, për shkak të vështirësive të krijuara nga përmbytjet masive./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll