Aktualitet

Bilanc i ri/ Evakuuohen 22 familje, rreth 1500 ha tokë nën ujë, si paraqitet situata e përmbytjeve në Shkodër

Të akomoduar në konviktin 3 familje, ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit.

22 Nëntor 2022, 12:33 Nga a.l
Bilanc i ri/ Evakuuohen 22 familje, rreth 1500 ha tokë nën ujë,
Përmbytje në Shkodër

SHKODËR- Bashkia në Shkodër ka publikuar një bilanc të ri sa i takon situatës nga përmbytjet në këtë qarq. Të akomoduar në konviktin 3 familje, ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit. Sipas njoftimin zyrtar, nuk ka shtëpi me prezencë uji. Bëhet me dije se janë evakuuar 12 familje, ndërsa rreth 1500 hektarë tokë ndodhen nën ujë. 

Njoftimi i Bashkisë:

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 22.11.2022, ora 12.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Vërehet rritje e kuotave në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin Drin.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 10.00, shënon kuotën 7.71m, (nga 7.70 m qe ishte ne oren 10.00). (Kuota max 8.70 m).
Hidrometri i lumit Drin në orën 10.00, shënon kuotën 6.05 m, (nga 5.50 m qe ishte ne oren 10.00). (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1458 Ha, (nga 1458 Ha te ores 10.00)

Nj.A. Ana e Malit

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700 Ha, (nga 700 Ha qe ishte ne oren 10.00), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Rruga e Obotit eshte e kalueshme
Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit
Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, (nga 120 Ha qe ishte ne oren 10.00), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit nuk ka presence te ujit,
Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha. kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Verehet nje grreyrje e tokave bujqesore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne nje gjatesi prej 800 ml.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.

Familje të evakuara aktualisht:

Janë 22 familje, (nga 23 familje te raporuara sipas ores 10.00) të evakuara, gjithsej 84 (nga 86 qe ishte ne oren 10.00) persona, kryesisht nga Njësitë Administrative:

Nj. Administrative Guri I Zi, 13 (nga 13 familje qe ishte ne oren 10.00), 57 persona, (nga 57 qe ishin ne oren 10.00), jane te evakuara 30 krerë gjë e gjallë,të imta.

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona)

Lagja nr. 1, 1 familje (5 përsona), (nga 2 familje qe ishin ne oren 10.00)

Të akomoduar në konviktin 3 familje, ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit.

Nuk ka shtepi me presence uji.

 

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll