Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Memaliaj-Levan/ Kamioni përplaset në mes të rrugës, bllokohet qarkullimi (FOTO)

Nuk raportohen dëme në njerëz. 

22 Nëntor 2022, 12:54 Nga a.l
Aksident në aksin rrugor Memaliaj-Levan/ Kamioni përplaset në mes
AKSIDENT MEMALIAJ

TEPELENË- Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotmë në aksin nacional Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Burime nga policia bëjnë me dije se një kasion pa ngarkesë është përmbysur, duke shkaktuar bllokim qarkullimi në të dyja krahët e rrugës. Nuk raportohen dëme në njerëz. 

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:20, në aksin nacional Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Iliras, është përmbysur dhe për pasojë ka bllokuar rrugën, automjeti kamion (pa ngarkesë), që drejtohej nga shtetasi I. M., banues në Serbi.

Nuk ka dëme në njerëz.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po menaxhojnë lëvizjen e automjeteve, me qëllim që të vijojë normalisht qarkullimi i tyre.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne memaliaj-levan

Sondazh

Poll