Aktualitet

FOTO-LAJM/ Panoramë 'e trishtë' në Shkodër pas përmbytjeve, shtëpi e xhami nën ujë, banorët çajnë ujin mes për mes për të shpëtuar

Edhe këtë vit, Shkodra kryesonte në qarqet më të prekura nga përmbytjet, por ajo që e bën më të rëndë situatën është fakti se si pasojë e motit të keq dy anëtarë të një familjeje humbën jetën tragjikisht në Bogë pasi, nuk mundën të 'luftonin' kundër rrymës së ujit.

22 Nëntor 2022, 11:45 Nga a.l
FOTO-LAJM/ Panoramë 'e trishtë' në Shkodër pas
foto nga përmbytjet në Shkodër

SHKODËR- Shtëpi të mbushura me ujë, xhamia pothuajse e fundosur, banorë të veshur me çizma dhe mushama që çajnë ujin mes për mes për të shpëtuar veten dhe familjarët, kjo është panorama që shoqëroi për 3 ditë rradhazi qarkun e Shkodrës pas përmbytjeve nga moti i keq, që u mori jetën tragjikisht dy personave. 

Pamjet të cilat janë shkrepur nga Florian Goga, tregojnë situatën me të cilën përballen dhjetëra banorë të Shkodrës pothuajse çdo vit, ku dëmi që u shkaktohet është kolosal, sidomos të ardhurat, pasi 70% e sipërfaqes së tokës në këtë qark "pushtohet" nga uji. Edhe këtë vit, Shkodra kryesonte në qarqet më të prekura nga përmbytjet, por ajo që e bën më të rëndë situatën është fakti se si pasojë e motit të keq dy anëtarë të një familjeje babë e bir, Petrit dhe Jason Rushaj humbën jetën tragjikisht në Bogë pasi, nuk mundën të 'luftonin' kundër rrymës së ujit.

Më 20 nëntor, Rushaj u nis me djalin e tij, Jason Rusha, 14 vjeç e me vajzën e mitur për të parë nëse dy shtëpizat e drurit që kishte ngritur bashkë me të vëllanë, kishin marrë dëmtime nga moti i keq. Ai mori me vete edhe dy fëmijët e tij, pa e ditur se ky do të ishte udhëtimi i fundit që do të bënin bashkë. Pikërisht në zonën e njohur si “Grykë Lugje”, iu ndërpre rruga. Uji mori makinën përpara dhe 50-vjeçari zbriti vajzën e i tha së shkonte në fshatin më të afërt për të marrë një kavo për ta tërhequr. Më pas doli edhe vetë bashkë me djalin nga mjeti. Por, kur një vrull i fuqishëm uji nga “Përroi i Thatë” i rrëmbeu djalin nga duart, Rushaj u hodh ta shpëtonte. Por, për fat të keq, të dy ndërruar njetë. Vajza u ndihmua nga një banor i zonës. Trupat e babë e bir u gjetën 16 orë më vonë./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll