Aktualitet

Parandalohet krimi brenda familjes në Pukë, djali do qëllonte babain me pushkë, ndërhyn policia

Policia ka sekuestruar një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i dispononte 34-vjeçari i arrestuar.

22 Nëntor 2022, 12:39 Nga A.B
Parandalohet krimi brenda familjes në Pukë, djali do qëllonte
Armet e sekuestruara

PUKË- Policia parandalon krimin brenda familjes. Në pranga ka përfunduar një 34-vjeçar i cili tentoi të qëllonte të atin me pushkë, në fshatin Bugjon të Fushë-Arrëzit. Pas ndërhyrjes së policisë u bë e mundur arrestimi i personit me inicialet D.P. Policia ka sekuestruar një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i dispononte 34-vjeçari i arrestuar.

NJOFTIM I POLICISË:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz, po konfliktoheshin në banesë, babë e bir dhe se ky i fundit posedonte një armë zjarri dhe rrezikonte jetën e familjarëve të tij, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në kohë reale, në banesën ku po ndodhte konflikti. Falë ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë i mundur neutralizimi i konfliktit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 34 vjeç, banues në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i dispononte 34-vjeçari i arrestuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme.

puke parandalohet krimi ne puke

Sondazh

Poll