Aktualitet

"Burri është me të meta mendore, si ta laj?"/ Përmbytjet në Durrës, banorët: Po jetojmë si para 2000 vjetëve, qeveria s'po bën asgjë

Një nga banoret shprehet se situata është shumë e rëndë, pasi shtëpia e saj ndodhet në ujë dhe nuk ka mundësi të kujdest për burrin invalid dhe fëmijët e saj.

22 Nëntor 2022, 11:26 Nga a.l
"Burri është me të meta mendore, si ta laj?"/
Banori në Durrës

DURRËS- Në kushte të vështira jetese pas përmbytjeve, banorët e ish-kënetës protestuan mëngjesin e sotëm duke u shprehur se bashkia nuk ka marrë parasysh ankesat e tyre për dëmet që u janë shkaktuar në banesa, të cilat ndodhen ende në ujë.

Ujërat e shiut janë përzier me ujërat e zeza, duke u kthyer në burim infeksionesh në zonë. Një nga banoret shprehet se situata është shumë e rëndë, pasi shtëpia e saj ndodhet në ujë dhe nuk ka mundësi të kujdest për burrin invalid dhe fëmijët e saj.

"Uji lart nuk vjen, burrin e kam të sëmurë me cfarë të laj me cfarë të shplaj. është me të meta mendore, si t'ia bëj atij unë. Kam folur në bashki dhe asnjë zgjidhje asnjë, asnjë gjë s'po bëjnë. Tre fëmijë i kam invalida në shtëpi dhe burrin katër, si do jetoj unë me këtë situatë kështu. Rroga nuk më del se me 150 mijë lekë që marr unë ato s'më dalin, t'i ble bebelina burrit, a të paguaj drita, a të paguaj ujë e qira e krejt të gjitha. Ka tre ditë uji këtu, të futem në garazh, nuk futem dot", tha banorja. 

Po ashtu një banor tjetër është shprehur se qeveria nuk është treguar serioze për të zgjidhur situatën e përmbytjeve në këtë zonë dhe se ky problem është ngritur disa herë në derën e bashkisë nga ata, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

"Jemi duke jetuar një jetë, sikur me qenë para 2000 vjetëve. Jemi shumë të shqetësuar, me dashtë qeveria nuk na lë kështu. Ka qenë një zakon që kur ankoheshin njerëzit e shtëpisë, anëtarët e familjes i zoti i shpisë i merrte masat dhe e zgjedhite problemin. Jo se nuk është duke punuar qeveria, qeveria është duke punuar po nuk e ka seriozisht. Se po ta merrte seziosht nuk rrinim këtu në ujë dhe më falni për shprehjen edhe në fekale. Ne kemi halle, nuk dimë si t'ia bëjmë. Disa herë e kemi bërë problem, çdo vit e kemi bërë problem dhe nuk kanë bërë asgjë. Derisa i bleva çizmat nëpër ujë shkoja", tha banori./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll