Aktualitet

Vodhi me dhunë sende me vlerë, shpallet në kërkim autori dhe bashkëpunëtori në Korçë

Sipas Policisë 40-vjeçari në bashkëpunim me një person tjetër identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur kanë hyrë në një banesë në lagjen 13 në Korçë dhe kanë vjedhur një laptop, një shumë parash dhe një aparat celular. 

22 Nëntor 2022, 10:12 Nga e.k
Vodhi me dhunë sende me vlerë, shpallet në kërkim autori dhe
Policia Korçë

KORÇË- Një 40-vjeçar i identifikuar me inicialet A.Ç është shpallur në kërkim nga Policia e Korçës nën akuzën e vjedhjes. Sipas Policisë 40-vjeçari në bashkëpunim me një person tjetër identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur kanë hyrë në një banesë në lagjen 13 në Korçë dhe kanë vjedhur një laptop, një shumë parash dhe një aparat celular. 

 NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Ç., 40 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim. Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 13, Korçë, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë një 39-vjeçari, një laptop, një celular dhe një shumë parash. Nga ana e Policisë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit A. Ç. dhe të bashkëpunëtorit të tij.

korce policia e korces

Sondazh

Poll