Aktualitet

Po shkonin drejt Librazhdit, aksidentohen katër futbollistët shqiptarë (Emrat + Foto)

2 Shtator 2019, 17:51 Nga DOSJA
Po shkonin drejt Librazhdit, aksidentohen katër futbollistët

ELBASAN– Katër futbollistë shqiptarë janë aksidentuar pasditen e sotme. Bëhet fjalë për Ermir Lojkun, Klajdi Hoxhën, Funel Kushtën dhe Orgest Tockën.

Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në fshatin Qukës, aksi Elbasan-Librazhd teksa makina me të cilën udhëtonin 4 futbollistët është përplasur me anësoren e rrugës.

Shkak për këtë aksident, mendohet të jetë rrëshkitja e rrugës si pasojë e reshjeve të rëna. Futbollistët janë transportuar për në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Vet futbollistë nga spitali e kanë pohuar këtë gjë. “Lagështirë, ishte lagështirë. Ç’të bënim,”– dëgjohet teksa thotë njëri prej tyre.

Dosja.al mëson se katër të akstidentuarit aktivizohen në ekipin e Librazhdit.

Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Bilisht ku si pasojë e shpejtësisë së lartë një automjet tip “Audi” është përplasur me trafik ndarësen.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksidentohetn 4 futbollistet e librazhdit ermir lojku funel kushta klajdi hoxha orgest tocka aksident ne elbasan aksidentohetn 4 futbollistet e librazhdit ermir lojku funel kushta klajdi hoxha orgest tocka

Sondazh

Poll