Aktualitet

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë/ Makina del nga rruga, plagoset pasagjerja

Një makinë ka dalë nga rruga dhe e plagosur ka mbetur pasagjerja me iniciale U. B., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

22 Nëntor 2022, 09:41 Nga a.l
Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë/ Makina del nga rruga,
Foto ilustruese

FIER- Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Fier. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë" në afërsi të fshattit Gorishovë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe e plagosur ka mbetur pasagjerja me iniciale U. B., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara, mosrespektimi i sinjalistikave rrugore ose parakalim i gabuar. 

"Fier/Informacion paraprak- Rreth orës 04:00, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në afërsi të fshatit Gorishovë, shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Drizë, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar pasagjerja, shtetasja U. B., 68 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve", njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

aksident ne fier

Sondazh

Poll