Aktualitet

Moti i keq, Bashkia Lezhë: 1300 ha të përmbytura 2 fshatëra të izoluar

Po ashtu në Lezhë hidrovoret pu punojnë pa ndërprerje pasi rritja e nivelit të ujit është alarmante. 

22 Nëntor 2022, 08:46 Nga I.A
Moti i keq, Bashkia Lezhë: 1300 ha të përmbytura 2 fshatëra
Foto Ilustruese

LEZHË- Bashkia Lezhë ka bërë bilancin e gjendjes së tanishme nga përmbytjet. Me anë të një njoftimi bëhet me dije se në Lezhë janë 1300 hektarë tokë të përmbytura si dhe dy fëshatra komplet të izoluar për shkak të përmbytjes së rrugëve. Po ashtu në Lezhë hidrovoret pu punojnë pa ndërprerje pasi rritja e nivelit të ujit është alarmante. 

Njoftimi i Bashkisë Lezhë:

Situata në territorin e Qarkut Lezhë ora 8:00, datë 22.11.2022. Në territorin e qarkut gjatë mbrëmjes deri sot në mëngjes kemi patur rreth 20 mm reshje. Situata e deritanishme paraqitet si mëposhtë: Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, kemi ulje të nivelit të ujit me rreth 20 cm. Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat I prezencës së ujit në trupin e rrugës, kurse rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht. Kemi rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet.

Nga ana e Kryqit të Kuq, dega Lezhë janë dhënë ndihma ushqimore për 1 familje të evakuar në fshatin Mabë. Në fshatin Kakarriq vazhdon të kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli I ujit po vazhdon të ulet. Kemi 500 ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m. Lumi Drin është në kuotën +1.15 m nga +2.0 m kuote kritike. Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave por të papërfillshme. Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika. Mbetemi në kontakt.

Mëngjesin e sotëm situata pas përmbytjeve të djeshme duket më e qetë në disa qarqe të vendit, ndëra në disa të tjera vijon të ketë prezencë të ujit në toka bujqësore apo në disa banesa të cilat më të prekura kanë qenë ato të qarkut Shkodër. Deri në një moment kur situata nga përmbytjet në rrugë të jetë e sigurt, Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka vendosur pezullimin e mësimit në 14 shkolla kryesisht në zonën e Shkodrës, për shkak të vështirësive të krijuara nga përmbytjet masive.

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll