Aktualitet

Disa zona ngelen pa drita/ Rezervuari i Zherkës përbën rrezik, si paraqitet situata nga moti i keq në Kukës

Deri më tani raportohet se disa zona kanë mungesë të energjisë elektrike. Më konkretisht zonat Grykë- Çajë dhe Arra e Kukësit.

22 Nëntor 2022, 08:59 Nga a.l
Disa zona ngelen pa drita/ Rezervuari i Zherkës përbën rrezik, si
Përmbytjet në Kukës

KUKËS- Rezervuari i Zherkës në Tropojë paraqet rrezik për këtë zonë pasi në rast reshjes intensive ai mund të dalë nga shtrati, edhe pse deri më tani sipas parashikimit të motit situata në këtë qark mëngjesin e sotëm, duket e qetë. Rezervuari është duke u monitoruar nga bashkia e Tropojës që në rast përmbytjesh, si pasojë e motit të keq të neutralizohen banesat që ndodhen pranë këtij rezervuari. 

Deri më tani raportohet se disa zona kanë mungesë të energjisë elektrike. Më konkretisht zonat Grykë- Çajë dhe Arra e Kukësit. Ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm është normal. Sakaq në disa akse rrugore, po punohet për të larguar inertet dhe gurët nga subjektet kontraktore që merren me pastrimin dhe mbajtjen funksionale të rrugëve. Deri më tani raportohet se rrugët në inventarin e bashkive Kukës, Tropojë e Has janë të qarkullueshme./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll