Aktualitet

Në mjet iu gjetën lëndë narkotike, arrestohet 27-vjeçari në Tepelenë (EMRI)

Edison Lama ka qenë pasagjer në një automjet tip “Volkswagen”, në të cilin u gjet lëndë narkotike, në janar të vitit 2019.

22 Nëntor 2022, 09:28 Nga A.B
Në mjet iu gjetën lëndë narkotike, arrestohet
Policia

TEPELENË- Edison Lama është arrestuar. I riu i cili ishte shpallur në kërkim, u vu në pranga pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit. Ai ka qenë pasagjer në një automjet tip “Volksëagen”, në të cilin u gjet lëndë narkotike, në janar të vitit 2019.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 10 muaj burgim. Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Edison Lama, 27 vjeç, banues në fshatin Zhulaj, Memaliaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit. Ky shtetas ka qenë pasagjer në një automjet tip “Volkswagen”, në të cilin u gjet lëndë narkotike, në janar të vitit 2019. Automjeti u ndalua nga Policia, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne tepelene edison lama

Sondazh

Poll