Aktualitet

Tragjike në familjen shqiptare në Greqi, vetëvritet babai i 4 fëmijëve

Emigranti shqiptar u gjet i varur ditën e djeshme brenda banesës nga familjarët e tij.

22 Nëntor 2022, 08:54 Nga A.B
Tragjike në familjen shqiptare në Greqi, vetëvritet babai i 4
Ambulance

GREQI- Një 47-shqiptar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij në Pylo të Greqisë. Emigranti shqiptar u gjet i varur ditën e djeshme brenda banesës nga familjarët e tij.

Babai i 4 fëmijëve jetonte dhe punonte prej vitesh në vendin fqinj, ndërsa mësohet se ka pasur një dyqan ushqimoresh në Ampelofyto. Ende nuk dihen arsyet që çuan shqiptarin në aktin e vetëvrasjes, pasi nuk është gjetur asnjë letër shënim.

Çështja është marrë në hetim  nga autoritete përkatëse./Burimi: Tharrosneës.gr

vdes shqiptari ne greqi greqi

Sondazh

Poll