Aktualitet

Moti i keq në Durrës/ Përmirësohet situata, ulet niveli i ujit në lumin Erzen dhe Ishëm

Gjatë mbrëmjes intensiteti i reshjeve ka qënë i ulët.

22 Nëntor 2022, 09:21 Nga A.B
Moti i keq në Durrës/ Përmirësohet situata, ulet niveli i
Permbytje

DURRËS- Situata nga reshjet e shiut është stabilizuar në Durrës. Bashkia bën të ditur se është ulur niveli i ujit në lumin Erzen dhe Ishëm e për pasojëështë tërhequr uji nga tokat bujqësore. Ndër të tjera, bëhet e ditur se uji është larguar nga 8 banesa në rajonin numër 6. Po ashtu, gjatë mbrëmjes intensiteti i reshjeve ka qënë i ulët.

NJOFTIMI I BASHKISË:

“Sektori i Planifikimit, Përballimit të Emergjencave Civile dhe Krizave. Në vijim të raportimit për situatën deri tani, nga komunikimi me strukturat përgjegjëse vendore të mbrojtjes civile, si dhe strukturat e gadishmërisë së përhershme, situata është e qetë.

●Niveli në Hidrovorin e Porto-Romanos është 1m, kurse në Hidrovorin e Hamallajt është 1.2m;
●Niveli i ujit në lumin Erzen dhe Ishëm është ulur me rreth 2m, dhe për pasojë është tërhequr uji nga tokat bujqësore në Njësinë Administrative Bubq, Bashkia Krujë;
●Pas punës me intensitet të lartë nga ana e strukturave përgjegjëse është larguar uji nga 8 banesat me prezencë uji në Rajonin Nr.6, qyteti Durrës;
●Të gjitha akset rrugore janë pa probleme dhe janë të kalueshme normalisht;
●Intensiteti i reshjeve ka qenë shumë i ulët;
●Strukturat vendore janë në gadishmëri të plotë dhe monitorim çdo moment.

Mëngjesin e sotëm situata pas përmbytjeve të djeshme duket më e qetë në disa qarqe të vendit, ndëra në disa të tjera vijon të ketë prezencë të ujit në toka bujqësore apo në disa banesa të cilat më të prekura kanë qenë ato të qarkut Shkodër. Deri në një moment kur situata nga përmbytjet në rrugë të jetë e sigurt, Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka vendosur pezullimin e mësimit në 14 shkolla kryesisht në zonën e Shkodrës, për shkak të vështirësive të krijuara nga përmbytjet masive./Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll